Dibra: Zbukuruam garën, tani të mos na kapin të tjerët

Në dy fazat e para të Kategorisë së Parë, skuadra e Besëlidhjes u rendit në vendin e tretë me 2 pikë më pak nga Erzeni. Tashmë lezhjanët i kanë kapërcyer shijakasit dhe renditen në vendin e dytë të shkëputur me 5 pikë nga tre ndjekësit. Për shkodranin e Besëlidhjes, kapitenin Klejdi Dibra, ky pozicion është synim i sezonit.

Për SportEkspres.com, qendërmbrojtësi Dibra deklaroi se Besëlidhja po e zbukuron garën me rezultatet që po arrin. “Besëlidhja po tregohet serioze në të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, në veçanti gjatë kësaj faze të tretë. Me këtë seriozitet mendoj se e ka zbukuruar garën dhe e ka rritur rivalitetin në grupin A. Vllaznia është e pa kapshme nga ana jonë, por ne do synojmë që deri në fund të mos na kapin rivalët që renditen më poshtë në tabelë”.

Duke qenë se Besëlidhja e siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë, si shkodran Dibra ndjehet dyfish i realizuar këtë sezon, pas ngjitjes së Vllaznisë në Kategorinë Superiore.  “Vllaznia e meritoi ngjitjen në Superiore e tashmë e uroj për një sezon më të mirë në elitë. Për mua rëndësi ka ta mbyll me sukses sezonin me Besëlidhjen, e më pas gjithçka mendoj se do jetë e hapur mes aksit Lezhë-Shkodër”, përfundon Dibra.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online