Objektivi i trefishtë, Roma hedh sytë nga… Ajaksi

Drejtuesit e Romës po punojnë për të përforcuar ekipin dhe sytë janë drejtuar drejt Holandës. Më saktë, drejt ekipit të Ajaksit. Monçi tentoi të arrinte një marrëveshje me 21-vjeçarin David Neres, por sulmuesi brazilian refuzoi ofertën, duke e shpjeguar në këtë mënyrë vendimin e tij.

David Neres

Kam refuzuar dy oferta, Dortmundin dhe Romën. Nuk ishte momenti i duhur për të lëvizur, fola me familjen dhe menaxherin tim. Të dy janë kampionate më të forta se ai holandez, por për të bërë hapin e madh dua të jem në 100% të formës time.”

Van de Bik dhe De Ligt

Neres vazhdon të jetë një objektiv për Romën, por nuk është i vetmi. Verdhekuqtë pëlqejnë dhe disa lojtarë të tjerë të Ajaksit. Doni Van de Bik (qendër mesfushor, 21 vjeç) është objektivi kryesor i Romës, por dhe Matijs De Ligt (qendërmbrojtës, 19 vjeç) është vënë në shënjestrën e Monçit. Për të mbërritur te kjo dyshe nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi të dy lojtarët kanë oferta të shumta nga klube europiane.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online