Objektivi i “guximtarit” Mançini: Duam të fitojmë Euro 2020

Roberto Mançini po bën një punë të mirë me kombëtaren e Italisë. Lojtarë të rinj, entuziazëm dhe dëshirë e madhe për të sakrifikuar. Italia po tenton të lërë pas periudhën e errët që arriti kulmin me mos pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë.

Puna e trajnerit po jep frytet e saj dhe kombëtarja e kaltër po e merr veten nga ndeshja në ndeshje. Mançini ka folur në seminaret e federatës të organizuar në Koverçiano, ku zbulon dhe objektivin e madh të Italisë së tij.

Unë nuk punoj për të përgatitur një Itali konkurruese në Botërorin e Katarit. Ne duhet të jemi gati për Europianin dhe  të shkojmë atje për ta fituar. Kemi shumë punë për të bërë, por rruga që kemi marrë është ajo e drejta. Ndërkohë, kemi risjellë entuziazmin, ka harmoni dhe ekziston shpirti i duhur për të bërë mirë”, thekson trajneri i kombëtares italiane.

Shorti i eliminatoreve të Euro 2020 i vendosi të kaltrit në grupin J, bashkë me Bosnjen, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Litenshtejnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online