Arbër Zeneli krahasohet me Mesin, Kuaresma e Suso më lart

Arbër Zeneli është një prej lojtarëve që po shkëlqen në Holandë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka arritur që të jetë protagonist në shumë ndeshje, duke e gjetur rrugën e rrjetës në tre raste, por duke shërbyer dhe 7 herë topin e fundit për gol.

Me 7 asiste në 14 ndeshje, 23-vjeçari është mes 10 lojtarëve më të mirë në Europë. Jo vetëm kaq, por Zeneli është në të njëjtën kuotë asistesh me Leo Mesin e Barcelonës. Një vlerësim jo i vogël për Zenelin, i cili ka një të ardhme të ndritur para tij. Më mirë se ai në këtë drejtim kanë bërë vetëm Vanaken i Klub Bryzhit, Kuaresma i Beshiktashit dhe Suso i Milanit.

Zeneli ka mundi që të avancojë në këtë renditje, pse jo të ngjitet akoma dhe më lart se vendi i 7 ku renditet aktualisht. Lojtari i Kosovës bëri mirë edhe në takimet e Ligës së Kombeve, ku në ndeshjen e fundit me Azerbajxhanin arriti që të shënonte 3 herë në portën e miqve. Një ecuri në rritje e Zenelit, i cili na bën krenar të gjithëve.

  1.  Hans Vanaken (26 vjeç / Klub Bryzh / Belgjikë) – 10 asiste në 17 ndeshje (1507 minuta)
  2. Rikardo Kuarezma (35 vjeç / Beshiktash / Portugali) – 8 asistee në 12 ndeshje (955 minuta)
  3. Suso (24 vjeç / Milan / Spanjë) – 8 asistee në 14 ndeshje (1259 minuta)
  4. Lionel Mesi (30 vjeç / Barcelona / Argjentinë) – 7 asiste në 12 ndeshje (961 miniuta)
  5. Sebastien Haller (24 vjeç / Eintraht Frankfurt / Francë) – 7 asiste në 13 ndeshje (1003 minuta)
  6. Stiven Berguijn (21 vjeç / PSV / Holandë) – 7 asiste në 13 ndeshje (1126 minuta)
  7. Arbër Zeneli (23 vjeç / Herenven / Kosovë) – 7 asiste në 14 ndeshje (1099 minuta)
  8. Edin Viska (28 vjeç / Bashakshehir / Bosnje-Hercegovinë) – 7 asiste në 14 ndeshje (1249 minuta)
  9. Alejandro Pozuelo (27 vjeç / Genk / Spanjë) – 7 asiste në 17 ndeshje (1487 minuta)
  10. Rahem Stërling (23 vjeç/ Mançester Siti / Angli) – 6 asistee në 12 ndeshje (1026 minuta)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online