Sulmuesi kryesor dhe golashënuesi i Arsenalit, Pierr Emerik-Obamejang, luajti 90 minuta në takimin e parë çerekfinal kundër Napolit, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në fjalën e tij pas ndeshjes, bomberi nga Gaboni tha se fitorja 2-0 nuk ka mbyllur ende asgjë, si dhe duhet të shënojnë edhe në Itali
“Mendoj që bëmë një ndeshje perfekte, por Napoli është një ekip shumë i fortë në shtëpi dhe ende asgjë nuk është mbyllur. Kemi pasur vështirësi në ndeshjet jashtë fushe, por kundër Napolit mund të fitojmë.
Ata do të duhet të shënojnë gola, prandaj besoj se do të ketë më shumë hapësira për ne sulmuesit. Jam i bindur se do të shënojmë edhe në Itali, pse jo dhe të fitojmë, pasi kështu do të lëshonim një mesazh të fortë sa i takon këtij kompeticioni”, përfundoi Obamejang.