Nxehet debati, babai i Nejmar i kundërpërgjigjet PSG-së

Nejmar nuk është paraqitur në seancën e parë stërvitore të PSG. Sulmuesi është në Brazil. Siç raportojnë mediet evropiane, 27-vjeçari nuk dëshiron të kthehet më në Francë dhe pret arritjen e marrëveshjes mes PSG dhe Barcelonës.

Kjo e sjellje e Nejmar, ditën e sotme e ka bërë klubin e tij të dalë me një deklaratë zyrtare. Ata shprehen se Nejmar nuk ka marrë leje nga klubi për të qëndruar më shumë me pushime dhe për këtë ai duhet të përgatitet të vuajë pasojat.

Ka qenë babai i yllit latin, që i është përgjigjur klubit francez. Ai shprehet se Nejmar është i angazhuar në “Neymar Junior Institute” dhe se kampionët e Francës e dinë mirë këtë. Shton edhe se klubi është në dijeni se Nejmar arrin në datë 15 korrik në Francë.

“PSG e dinte se djali im do të vinte në stërvitje më 15 korrik. Ka më shumë se një vit që Nejmar po angazhohet në ‘Neymar Junior Institute’ dhe e kishim të vështirë të ndryshonim planet. PSG e di shumë mirë këtë sepse ka ndihmuar në zhvillimin e këtij projekti”, u shpreh babai i Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online