Nuri Shahin lë Dortmundin, por qëndron në Bundesligë

Merkato në dalje për Borusian e Dortmundit që ka humbur shërbimet e Nuri Shahin. 29-vjeçari është larguar nga verdhezinjtë dhe ka arritur akordin me klubin e Verder Bremenit, që ka paguar 1 milionë euro për huazimin e lojtarit turk.

Afrimet e Aksel Vitsel dhe Tomas Delanej zvogëluan shanset e mesfushorit turk për t’u aktivizuar dhe ai ka vendosur të ndryshojë ambient për të patur sa më shumë minuta dhe Verder ka përfituar në momentet e fundit duke bindur mesfushorin.

Shahin pritet të firmosë një kontratë dy-vjeçare, ndërsa të dy klubet kanë konfirmuar në rrjetet sociale këtë transferim. Ai debutoi në Bundesligë me Dortmundin në moshën 16 vjeç e 334 ditë duke u bërë lojtari më i ri debutues në elitën e futbollit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online