Zyrtarizimet e radhës, firmosin Progni dhe Pjeshka

Teuta u mendua se e kishte mbyllur merkaton, por ditën e sotme ka zyrtarizuar marrëveshjen me anësorin Gerhard Progni. Sulmuesi u largua nga Partizani dhe është rikthyer në Durrës, aty ku vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, me të cilin ka luajtur te Skënderbeu.

Klubi durrsak ka njoftuar marrëveshjen me Prognin, i cili ka zbarkuar në Durrës ditën e sotme. Një lëvizje tjetër ka bërë edhe skuadra e Laçit, që pas sulmuesit Xhevahir Sukaj ka afruar edhe një tjetër shkodran.

Denis Pjeshka është lojtari i marrë nga kurbinasit, që ishin hedhur në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Shkodrani luan në çdo pozicion të prapavijës dhe kështu bardhezinjtë kompletohen para nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online