“Nuk merr vesh dot ku e vë theksin”, Gega diplomat dhe ironik

Partizani pret nesër Kastriotin në shtëpi dhe të kuqtë duan fitoren për të vazhduar marshimin drejt titullit kampion. Një ndeshje aspak e lehtë për djemtë e Gegës, pasi Kastrioti vjen nga dy fitore të rëndësishme, në të cilat ka shënuar plot 7 gola.

Skënder Gega ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te kundërshtari dhe gjendja e ekipit të tij. Kampionati ka hyrë në një fazë interesante dhe nuk lejohen gabimet. Diferenca prej 5 pikësh me Kukësin e vendit të dytë duhet ruajtur. Trajneri e ka të qartë dhe paralajmëron ekipin për përballjen me krutanët.

Keni fituar dy ndeshjet e para me Kastriotin,  që tani vjen me ndryshime. Si e keni përgatitur këtë takim?
-Kemi bërë katër ndeshje me ta, i kemi idetë e qarta. Kanë ardhur nga dy ndeshje të mira dhe shkojmë në fushë për të dhënë më të mirën.

Shënojnë Hebaj, Çinari dhe Mensah. Keni ndopak presion?
-Nëse nuk do të shënonin do të ishte problem. Pozitive është që shënojnë dhe na rriten opsionet. Është pozitive që kemi zgjidhje më shumë. Më kënaq që kanë shënuar. Sfida e kampionatit ndryshon nga e kupës. Shpresoj të shënojë si që do të ketë mundësinë.

Ju shqetëson fakti që Kastrioti mund të luajë i tërhequr?
-Jemi bërë gati për të gjitha aspektet. Do mundohemi ta zgjidhim. Është e sigurt që çdo ekipi që vjen në Tiranë mbrohet, por nuk harron edhe të sulmojë. Jemi gati, i kemi marrë masat. Është sfidë e rëndësishme dhe i kemi marrë masat.

Si do e menaxhoni mesfushën, pasi keni shumë lojtarë në atë repart?
-nuk kemi futur asnjë jashtë radhe. Numri është i njëjtë, 25, 18 në bankinë dhe 11 në fushë. Ka edhe 16 ndeshje të tjera. Do luajë ai që do jetë i gatshëm.

Hektor Idrizaj dhe Labinot Ibrahimi mund të jenë gjithmonë në formacion bashkë?
-Asnjëri nuk është në formacion gjithmonë, as unë nuk do të jem gjithmonë këtu.

Pas ndeshjes me Kamzën u tha se lojtarët u futën në fushë sikur kishin fituar. Jeni marrë me këtë pjesë gjatë javës?
-Jam marrë që përpara ndeshjes me Kamzën. Gëzimi për fitoren me Skënderbeun ishte shumë i madh. Por prekuopimi për mua si trajner ishte më i madh se te pikët. Nëse nuk e vlerëson ndeshjen e radhës ke probleme. Kemi insistuar që të mos na zinin në gjumë. Ndodh në futboll, por rëndësi ka që e kaluam me sukses. Nuk duhet të përsëritet më.

Si i komentoni deklaratat e Edi Martinit?
-Unë di një të vërtetë që Partizani është klub profesionist. Është bërë një grup i mirë dhe mundohem të jap mesazh pozitiv tek ekip. Nuk komentoj njerëzit që janë larg Partizanit.

Gjici ka thënë në formë batutë, që nëse Kastrioti nuk fiton me Partizanin, ja marr edhe ata dy lojtarët që ia kam dhënë?
-Shpresoj t’i marrë mbrapsht. Nuk kam qejf të komentoj kundërshtarët tanë. Njerëzit përdorin batutë, aq më tepër Gjici është president. Është zgjedhja e tij si flet me mediat. Ne nuk merremi me të tjerët. Në një garë ka edhe batuta.

A është ky viti i Partizani, a ndihet diçka e tillë?
-I marrim ndeshjet një e nga një, jemi me këmbë në tokë. Flitet shumë dhe pritshmëritë janë të mëdha. Pesë pikë janë shumë. Me rëndësi është të mos gabojmë.

Titulli fitohet me të voglat thuhet…
-Kukësi dhe Kastriotin i vlerësoj njëlloj. Pikët janë të njëjta, si me vendin e parë, si me të fundit. T’i marrim ndeshjet me radhë, siç kemi bërë deri më tani.

A është një mundësi kjo që të shkëputeni edhe më shumë nga Kukësi, pasi ata luajnë me Tiranën?
-Kështu funksionon. Kemi ngecur edhe ne. Duhet të mbarojmë ndeshjen me Kastriotin. Nuk i kemi ne në dorë kundërshtarët.

A keni marrë masa për Roxher, pasi është lojtar i mirë dhe që ka shënuar për Kastriotin gola të rëndësishëm?
-Nuk ka arsye ta nënvlerësojmë, është lojtar i mirë dhe ka shënuar. Pavarësisht se është te Kastrioti, është një motiv për ta pasur kujdes. Ata kanë vlerat e veta, edhe pse kanë atë pozicion. I kemi marrë të gjitha masat.

A keni një apel për tifozët, pasi ka një numër të pakët?
-Nuk e kam idenë, kemi përkrahje dhe madje më të madhe. Nuk e di numrin, ne po bëjmë më të mirën që ata të kënaqen. Është moment final, tani bëhen gjërat edhe më të vështira. Jam i sigurt që do na mbështesin, ata kanë ardhur jashtë shtetit dhe në Korçë. Jam i sigurt që do të vijnë, pasi kemi nevojë për

Keni shënuar pak, jeni trajner që e vini theksin më shumë te rezultati se te loja, por a nuk mendoni se duke realizuar nga një gol për ndeshje mund të vini në rrezik ndeshjet?
-Se ku i vë theks, lojës, golave apo rezultatit, nuk besoj se ju jeni në gjendje ta merrni vesh. Unë dua ndeshje, dua përformancën, në mënyrën se si ne e kemi përcaktuar. Golat janë zgjidhje, interpretime, nuk janë në dorën time. E rëndësishme është që ekipi përgjigjet, luajmë siç jemi formuar. Kemi pasur rastet tona, për fat kemi shënuar gol që na kanë çuar larg rivalëve. Po të vazhdojmë kështu, mirë do të jetë.

FLORIAN ALLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online