Nuk ka konsensus me Shkriniar, rrugët mund të ndahen në verë

Milan Shkriniar mund të largohet që këtë verë nga Interi. Mbrojtësi duket se nuk po gjen gjuhën e përbashkët me skuadrën e tij dhe rrugëtimi si zikaltër mund të përfundojë në verë.

Ndonëse mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2022, fakti që nuk po pranon që të nënshkruajë një kontratë re, mund t’i shtyjë drejtuesit që të pranojnë oferta që kanë ardhur në drejtim të klubit për sllovakun.

Për 23-vjeçarin kishte interesim nga skuadrat e Mançesterit, megjithatë drejtuesit nga skuadra e Milanos nuk preferuan që të humbitnin shërbimet e mbrojtësit që këtë verë. Por kjo gjë mund të ndodhë në merkaton e ardhshme verore.

Arsyeja se pse nuk po arrihet konsensus për të rinovuar një kontratë të re janë pretendimet e larta të lojtarit, i cili dëshiron që të përfitojë rreth 1 milion euro më shumë në sezon. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë në të ardhmen, por nëse Shkriniar nuk ul pretendimet vështirë se do të luajë sërish në Milano edicionin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online