Vijon tensioni Kosovës-Serbi, Shaqiri mund të mos luajë ndaj Cervena Zvezdës

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për futboll konflikti mes Serbisë dhe Kosovës duket se nuk njeh kufi. Shkëndijat e këtij konflikti në futboll kane qenë të shpeshta në vitet e fundit, ndaj dhe “Goal.com” i ka kushtuar një shkrim mesfushorit të Liverpulit Xherdan Shaqirit, i cili më datën

Xherdan Shaqiri rrezikon që të mos udhëtojë fare me Liverpulin në Serbi për ndeshjen që “The Reds” do të luajnë ndaj  Cervena Zvezdës. Në këtë mënyrë, sajti prestigjioz britanik ka listuar dhe arsyet se pse mesfushori i transferuar këtë verë mund ta humbasë këtë ndeshje.

Shaqiri ka lindur në Kosovë dhe diçka të tillë nuk e ka mohuar asnjëherë. Gati për çdo vit ai nuk harron që ta urojë Kosovën për shpalljen e pavarësisë. Në takat e tij ai mban flamurin e Kosovës dhe atë shqiptar.

Udhëtimi në Serbi mund të jetë me rrezik për të dhe tani ka dilema nëse do të jetë në bordin e avionit për këtë transfertë apo do të jetë një zgjedhje më e mirë për të nëse vendos që të mos shkojë në Beograd.

Mesfushori me tipare sulmuese ishte protagonist dhe në Kupën e Botës, pasi i shënoi goli skuadrës së Serbisë nën uniformën e Zvicrës vendosi që të festonte me shqiponjë. Një episod i freskët që mbahet mend nga serbët, por që solli dhe shumë reagime, aq sa u kërkua në FIFA që të pezullohej së bashku me Xhakën, duke i konsideruar festimet e tyre si provokative dhe me nuanca politke.

“Ju kurrë nuk duhet të përzieni politikën me futbollin, – tha Petkoviç. – Është mirë të jesh një tifoz, është e rëndësishme të tregosh respekt. Atmosfera e mrekullueshme dhe emocionet pozitive duhet të mbizotërojnë në futboll.

Ky nuk është vetëm mendimi im, por i të gjithë federatës dhe ekipeve në mbarë botën. Duhet ta ndajmë bashkarisht këtë mendim, sepse kjo është diçka, për të cilën nuk kemi nevojë këtu. Unë mendoj se nuk duhet të flasim aq shumë, por të tregojmë veten me futboll në fushë”.

Ndonëse u reklamua shumë nga anan e serbëve festimi me shqiponjë, erdhi vetëm një dënim financiar për lojatrët që u dënaun me një shumë të vogël parash si dënim dhe paralajmërim.

Nëse do të vendoset që ai të jetë në stadiumin “Marakana” atëherë do të jetë një pritje shumë e nxehtë për të, diçka që është paralajmëruar dhe nga drejtues të sportit në serbi, kjo për faktin se nuk mund të kontrollohen tifozët për atë çka mund të thonë në drejtim të futbollisti me origjinë shqiptare.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik, – tha Terziç për gazetën serbe “Kurir”. – Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë.”

Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”.

“Sigurisht, kërkoj falje nëse njerëzit ndihen të sulmuar në Zvicër,. Dikujt, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ndiqte lojën dhe shqetësohej, me siguri do t’i kërkoj falje”. Ishte falja e Shaqirit për shqiponjën, çka me siguri nuk u ka pëlqyer serbëve. Një situatë që mund të krijojë rrezik ndoshta dhe për jetën e Shaqirit, i cili duhet të vendosë vetë në këtë situatë, gjithnjë nëse vetë klubi nuk merr masa paraprake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online