Frenki De Jong ishte frymëzimi i këtij Ajaksi, që pasqyroi një futboll të jashtëzakonshëm. Mesfushori me lojën e tij i ka dhënë stabilitet dhe maturi ekipit të tij, duke qenë një element thelbësor në arritjet e mëdha të këtij viti. Ajaksi këtë sezon arriti të bënte të tijën dopietën e trofeve vendas dhe kapi gjysmefinalet e Champions League, ku u eliminua në mënyrë dramatike nga Totenhemi.
Megjithatë Frenki De Jong do i duhet të largohet te Barcelona në fund të këtij sezoni. 22-vejçari ndihet i lumtur me triumfin në kampionat pas një gare të ashpër e të gjatë me rivalët e PSV-së. Ai shprehet se do të shkojë i lumtur në “Camp Nou”. Këtë që po përfundon e vlerëson si një sezon fantastik. Surprizon me dyshimin nëse i duhet një lojtar si ai Barcelonës.
“Është e mrekullueshmë, shkoj në Barcelonë me gëzim të madh. Ka qenë një sezon fantastik edhe pse doja ta mbyllnim me tripletë, por nuk kishte qenë e thënë të ndodhte kështu. E pashë ndeshjen mes Barçës dhe Liverpulit. Nuk e di nëse ata kanë nevojë për mua. Nëse do të ishin më të kujdesshëm dhe do të kapnin finalen, ata do të fitonin tripletën”, u shpreh ylli holandez.