Nuk është vetëm Roma, garë treshe për Nzonzi

Steven Nzonzi, mesfushori i Siveljes, është objektiv i disa klubeve. Në Itali Roma e kërkon për të zëvendësuar Naingolan, por spanjollët janë të qartë në kërkesat e tyre financiare. Kushdo që e do francezin duhet të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh.

Por Roma tanimë ka dy rivalë mjaft të fortë. PSG në 48 orët e fundit po punon intensivisht për të afruar mesfushorin. Çështja e parave nuk është një problem për kampionët e Francës. Nzonzi do gjente te PSG Mbape, Kimpembe dhe Areola, shokë nga kombëtarja.

Por edhe Monako është i interesuar për Nzonzi. Ata janë gati t;i plotësojnë kërkesat financiare, pasi u duhet një lojtar për të zëvendësuar Fabinjon dhe Mutinjon, të dy të larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *