Nuk është rastësi, Murinjo dhe sindroma e sezonit të tretë

Eliminini nga Kupa e Ligës, pas ekzekutimit të 11-metërshave përballë Derbi Kauntit, ka futur në krizë Mançester Junajtid. Skuadra pësoi humbjen e tretë në këtë fillim sezoni, në kampionat renditen në vendin e shtatë, ndërsa një problem madhor është edhe përplasja me Pol Pogba.

E gjithë kjo situatë e ka një shpjegim logjik. Vështirësitë nuk janë të rastësishme, por lidhen me sindromën e sezonit të tretë të Murinjos. Gjithmonë luzitani ka patur probleme në ekipet e tij, menjëherë pasi u bë i njohur te Porto.

Përjashtim bën vetëm aventura në ekipin portugez, kur në edicionin 2003-‘04, në vitin e tij të tretë fitoi titullin dhe trofeun e Champions League. Në emërimin e parë te Çelsi, Murinjo u largua në sezonin e tretë (viti 2007), te Interi as që nuk e nisi vitin e tretë.

Largimet me marrëveshje u regjistruan edhe në edicionin e tretë te Reali i Madridit dhe sërish te Çelsi. Tashmë, edhe në vitin e tretë te Mançester Junajtid situata paraqitet e ngjashme. Zhoze Murinjo duket gjithmonë e më pranë shkarkimit edhe nga “Djajtë e Kuq”. Koha do ta tregojë, nëse sindroma do të përsëritet.

PORTO
2001-02 Asnjë trofe, i treti në Primeira Liga
2002-03 Fitoi titullin në Primeira Liga, Kupën e Portugalisë, Kupën Uefa
2003-04 Fitoi titullin në Primeira Liga, Superkupën e Portugalisë, trofeun e Champions League. Në qershor 2004 u emërua te Çelsi

ÇELSI
2004-05 Fitoi titullin në Premier Ligë, Kupën e Ligës
2005-06 Fitoi titullin në Premier Ligë
2006-07 Fitoi FA Cup, Kupën e Ligës. U largua me marrëveshje në shtator 2007

INTER
2008-09 Fitoi Superkupën e Italisë, titullin në Serinë A
2009-10 Fitoi titullin në Serinë A, Kupën e Italisë, trofeun e Champions League
2010-11 Paraqiti dorëheqjen përpara startit të sezonit të tretë

REAL MADRID
2010-11 Fitoi Kupën e Mbretit
2011-12 Fitoi titullin në La Liga
2012-13 Fitoi Superkupën e Spanjës. U largua me marrëveshje për t’u kthyer te Çelsi

ÇELSI
2013-14 Asnjë trofe, i treti në Premier Ligë
2014-15 Fitoi titullin në Premier Ligë, Kupën e Ligës
2015-16 Asnjë trofe, u largua me marrëveshje në dhjetor 2015

MANÇESTER JUNAJTID
2016-17 Fitoi Kupën e Ligës, trofen e Europa League
2017-18 Asnjë trofe, i dyti në Premier Ligë
2018-19 ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online