Arsenal humbet një “xhevahir”, refuzon kontratën e re

Aron Ramsej dhe Arsenal është një ndër “dashuritë” më të vjetra në Angli. Uellsiani aktualisht ka mbushur plot 10 vite që është pjesë e londinezëve, kur në verën e vitit 2008 u transferua nga Kardif Siti drejt Londrës për një aventurë të re.

Por ndonjëherë dhe dashuria e ka një fund. Kishte kohë që po përflitej se Ramsej mund të mos rinovonte kontratën e tij, që në fund të këtij sezoni skadon dhe me sa duket spekulimet kanë rezultuar të vërteta. Negociatat midis Arsenal dhe mesfushorit uellsian duket se nuk kanë arritur në një pikë të përbashkët dhe Ramsej në fund të sezonit sipas gjasave do të jetë një lojtar i lirë.

Për 27-vjeçarin interesohen Çelsi dhe Mançester Junajtid, por për shërbimet e tij ka interesim dhe nga Seria A, me Juventusin dhe Romën që janë në monitorim të situatës së Ramsej. Vlen për tu përmendur se dhe ish-shefi ekzekutiv i Arsenal, duke nisur nga dhjetori do të jetë pjesë e Milan, ka thënë se Ramsej mund të jetë pjesë e kuqezinjve sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online