Nuk është iluzion, Juventusin e tundon pista Hysaj

Dikush nuk mund ta besojë, por Elseid Hysaj po monitorohet nga kampionët e Italisë. Juventusi po kërkon një mbrojtës të djathtë, pasi Zhoao Kanselo është me valixhe gati.

Ofertat për të nuk mungojnë. Guardiola e pret krahëhapur te Mançester Siti dhe bardhezinjtë po presin ofertën e duhur.

Kieran Tripier është emri i fundit që ka dalë në skenë për ta zëvendësuar, por jo vetëm ai. Në garë është edhe Elseid Hysaj. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Paratiçi po mendon t’i bëjë një ofertë Napolit për shërbimet e mbrojtësit shkodran.

Hysaj mbetet i preferuari i Mauricio Sarrit, i cili pret zyrtarizimin për t’u ulur në stolin e “Zonjës”. 25-vjeçari konfirmoi faktin që do të largohet nga Napoli pas katër vitesh dhe i intereson shumë Juventusit.

Në fillim duhet pritur akordi zyrtar me Sarrin. Më pas mund të kemi mundësinë për të parë një shqiptar pjesë të kampionëve absolutë të futbollit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online