Nuk është 1 prilli, Seria A çmendet për një lojtar anonim nga Shqipëria!

Dihet që shpesh ka ndërhyrje, menaxherë që kërkojnë t’u publikosh ndonjë lajm, t’i bësh reklamë ndonjë lojtari që ka. Por kësaj që po lexojmë në mediat italiane nuk dimë t’i vëmë emër. Sipas “Calciomercato.com”, Lazio dhe Xhenoa kërkojnë një mbrojtës të majtë. Shumë mirë deri këtu, nuk ka asgjë të çuditshme.

Por objektivi me siguri do i shushatë të gjithë. Florian Daci është i përzgjedhuri dhe po mbahet nën vëzhgim. Në Itali sa duket nuk i kanë informuar saktë, pasi 27-vjeçari luan si qendërmbrojtës. Sipas tyre, veçse në të majtë, ai luan edhe në krahun e djathtë.

Me gjithë respektin për futbollistin aktual të Lirisë së Prizrenit, por me karrierën që ka ai në Shqipëri, zor se dy klube të tilla mund t’i hedhin sytë nga ai. Por lajmi nuk përfundon me kaq, pasi thuhet se ka luajtur me kombëtaret e moshave të vendit tonë dhe mund të jetë pjesë e kombëtares së madhe në të ardhmen. Sipas tyre, trajneri Kristian Panuçi e ka nën vëzhgim.

Ku i dihet, ndoshta do të testohet për të zëvendësuar Agollin. Po arriti të bindë se mund të luajë me Lacion apo Xhenoan, edhe mund të ndodhë. Me siguri Daci as në ëndrrën e tij më të bukur nuk e ka parë veten të luajë në Serinë A. Sigurisht në këtë moshë, pasi në vegjëli njeriu ëndërron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *