Klop: Nuk jam i çmendur, nuk ia bëj atë pyetje Salah!

0

Salah shënoi dy gola me Liverpulin në fitoren 4-0 që regjistruan ndaj Crvena Zvezdës. Sulmuesi egjiptian arriti në kuotën e 50 golave me fanellën e Liverpulit, ndërkohë që pas ndeshjes gazetarët pyetën trajnerin Jurgen Klop për faktin që sulmuesi nuk po feston.

“Ai është plotësisht mirë. nëse Nuk po feston, unë nuk e di nëse ai është mërzitur për faktin se nuk ka shënuar shumë këtë sezon. Nuk kemi folur për këtë çështje, të jem i sinqertë. Ju gjithmonë e pyesni atë për të njëjtën gjë dhe pastaj unë nuk mund të shkoj dhe t’i them: ‘Si ndiheni për shkak se nuk keni shënuar shpesh?’. Unë nuk jam i çmendur, Gjithçka është në rregull”, u shpreh Klop për mediat pas ndeshjes.

Trajneri gjerman është i bindur se nuk ka asnjë problem për Salah dhe deklaron: “E pashë atë duke festuar, por unë nuk mund ta shoh fytyrën e tij nga një distancë aq e largët. E di që është mirë dhe e pashë fytyrën e tij kur e zëvendësova”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.