Deni Drinkuoter po kalon një moment të vështirë. Situata e keqe në fushën e blertë zgjat prej fillimit të sezonit, pasi mesfushori nuk ka zhvilluar asnjë minutë në kampionat me Çelsin këtë sezon. Situatë e vështirë edhe jashtë fushave, me lojtarin që përfundoi i arrestuar nga policia angleze, pasi u kap i dehur në timon.
Mauricio Sarri zbulon një sekret për të. Trajneri italian tregon për “Daily Mail” se ia ka bërë të qartë Drinkuoterin mendimin e tij përpara se të fillonte sezoni. Përveç kësaj, lojtarit do i duhet t’i japë shpjegime trajnerit të tij për ngjarjen e fundit: arrestimin e tij në gjendje të dehur.
“Kur erdha te Çelsi bisedova me Denin dhe ia bëra të qartë se me mua nuk do të luante kurrë. Karakteristikat e tij nuk bëjnë për sistemin tim të lojës. Ai vendosi të qëndronte. Ndoshta shpresonte se do të ndryshoja modul. Ngjarja e fundit? Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kemi ndeshjen e Ligës së Europës për të luajtur më pas do të ulem të bisedoj me të. Mendoj se të premten do i duhet të më japë disa shpjegime”, përfundon trajneri italian i “Bluve të Londrës”.