Propozimi i Lineker: Ta heqim këtë rregull, pa të do shijojmë futboll më të bukur

Rregulli i golit jashtë fushe u fut për herë të parë në vitet ’60. Diçka e tillë u bë për të frenuar dominimin e disa ekipeve të mëdha, që fitonin lehtësisht dhe me diferencë golash në fushën e tyre.

Në ditët e sotme ky rregull po jep efekte të tjera. Ekipet po bëhen gjithnjë e më të kujdesshme në ndeshjet me eliminim direkt. Ata që luajnë në shtëpi ndeshjen e parë preferojnë më shumë që të mos pësojnë sesa të fitojnë ndeshjen.

Spektakli dhe loja e bukur ofensive janë reduktuar dhe të gjithë luajnë më shumë taktikisht se teknikisht. Geri Lineker ka bërë një propozim interesant për UEFA-n. Ish-goleadori i famshëm anglez insiston në heqjen e rregullit të golit jashtë fushe, të paktën për një vit. Nëse diçka e tillë ndodh, ai mendon se spektakli do të rritej dhe skuadrat do të tentonin më shumë drejt lojës sulmuese.

Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit, por jam për heqjen e rregullit të golit jashtë fushe. Do të më pëlqente të shihja një eksperiment, të paktën për një sezon. Ekipet që luajnë ndeshjen e parë në shtëpi janë të gjitha shumë të kujdesshme. I frikësohen shumë pësimit të golit, pasi diçka e tillë do i sillte disavantazhe të mëdha për ndeshjen e kthimit. Nëse UEFA e eliminon këtë rregull, ekipet shtëpiake do të luanin më hapur dhe do dhuronin një futboll më sulmues dhe të bukur”, shprehet Geri Lineker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online