Nojer qetëson tifozët: Nuk e humbas Liverpulin

Një dëmtim në dorë bëri që Manuel Nojer të mos ishte i pranishëm në tre ndeshjet e fundit të Bajernit. Megjithatë, tifozët e bavarezëve s’duhet të shqetësohet pasi “gardiani” gjerman është i bindur se do të riaftësohet në kohë për të qenë i gatshëm për përballjen ndaj Liverpulit në “Anfied” në javën që vjen.

Në një intervistë për “ESPN”, portieri i kampionëve të Gjermanisë ka folur për ndeshjet kundër Liverpulit dhe trofeun e Champions-it që mungon te Bajerni prej gjashtë vitesh.

“Tani ndihem mirë. Mendoj se stafi mjekësor do më lejojë të luaj. Gjithçka po shkon mirë në stërvitje dhe të gjithë jemi optimistë. Jam i sigurt se do të jem un midis dy shtyllave”.

“Për ne Champions-i është një trofe shumë i rëndësishëm. Do të luajmë vetes dy finale. Mezi po e presim të luajmë në “Anfield”. Kemi dëgjuar shumë atmosferën që krijohet në atë stadium. Çdokush që ka parë futboll e di se atje është një atmosferë shumë e veçantë. Mendoj se do të jenë dy ndeshje të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online