Mançester Siti sheh nga e ardhmja, gati të kopjojë… Realin!

Pep Guardiola mori drejtimin e Mançester Sitit në verën e vitit 2016 dhe ka arritur të injektojë futbollin e tij të preferuar tek ekipi anglez. Kontrata e spanjollit me “Qytetarët” përfundon në vitin 2021, ndërsa fitimi i Champions Ligës është objektivi madhor.

Drejtuesit e klubit nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë filluar të mendojnë për të ardhmen. Siç raporton “Manchester Evening News”, Mikel Arteta konsiderohet nga drejtuesit e Sitit si pasardhësi i duhur i Pepit, në momentin kur ky i fundit do të vendosë të provojë një aventurë tjetër.

Arteta punon si ndihmës i Guardiolës dhe po bën një punë shumë të mirë. Drejtuesit e Sitit i vlerësojnë shumë aftësitë e 36-vjeçarit dhe po mendojnë për një lëvizje me atë që bëri Reali i Madridit me Zinedin Zidan. Francezi punoi si ndihmës i Karlo Ançelotit dhe më pas u bë trajner i parë për të shkruar historinë me “Los Blancos”, duke fituar Champions Ligën tre herë rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online