Çelsi, edhe pse nuk mund të bëjë merkato nuk heziton të bëjë spastrime të mëdha në skuadër. Përmes faqes zyrtre të klubit në internet, njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me pesë lojtarë. Gonzalo Higuain(31), Geri Kahill(33), Rob Grin(39), Eduard(36) dhe Kajli Skot(21), duke nisur nga sot nuk janë lojtarë të Çelsit.
Higuain nuk ka bindur në Londër dhe e vetmja rrugëzgjidhje është kthimi te Juventusi. Kahill ka vendosur ta mbyllë bashkëpunimin me Çelsin pas plot shtatë vitesh, ku provoi të mbante edhe shiritin e kapitenit. Për momentin është pa skuadër, në pritje të një aventure të fundit si profesionist në fushën e blertë. Aston Vila është një mundësi reale.
E njëjta gjë vlen edhe për Kajli Skot. Talenti amerikan nuk ka bindur në Londër dhe që nga sot është lojtar i lirë. Sezonin e fundit kaloi gjashtë muaj si i huazuar në skuadrën e Telstar, që luan në divizionet e ulëta të Holandës. Rob Grin pritet t’i japë fund karrierës. Ndërkohë Eduardo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Bragën, klub ku debutoi si profesionist.