Valon Berisha dhe Riza Durmishi ishin dy ndër goditjet e Igli Tares në merkaton e verës. Drejtori sportiv i Lacios ofroi dy shqiptarët në ekip, por aventura e tyre nuk po shkon mirë. Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime dhe nuk po arrijnë të bindin Inzagin t’i përfshijë si titullarë.
Tare pagoi 6.5 milionë euro te Betisi për të siguruar shërbimet e Durmishit, por 25-vjeçari, i cili numëron 466 minuta aktivizim me bardhekaltrit, është pranë rikthimit në kampionatin spanjoll. Mediat italiane flasin për një huazim të anësorit të majtë tek ekipi i Selta Vigos.
Lojtari i përfaqësueses së Danimarkës, me të cilët ka zhvilluar 23 ndeshje, do të kalojë te Selta gjashtë muaj huazim, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ekipi spanjoll do të zotërojë të drejtën e blerjes së lojtarit në fund të sezonit, apo do të jetë thjeshtë një huazim.