Shkumbini me marsh kryesuesi, Bano i fokusuar në merkato

Edhe pse për skuadrat e Kategorisë së Dytë ka më shumë kohë përgatitjeje në periudhën dimërore, te skuadra e Shkumbinit pushimet kanë qenë të limituara. Përgatitjet e skuadrës kanë nisur që në datën 4 janar, dhe trajneri Artan Bano konfirmon për SportEkspres.com, se Shkumbini është përgatitur si skuadër e Kategorisë së Parë.

“Synimi ynë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë na ka kushtëzuar nisjen e përgatitjeve që në fillimin e muajit janar. Me mbështetjen e bashkisë, stërvitjen e kemi kryer me ngarkesë të lartë fizike, e cila ka qenë graduale dhe ka ardhur në ulje nga dita në ditë. Të gjithë futbollistët i janë përgjigjur këtyre ngarkesave pozitivisht, dhe ky është një tregues që na jep më shumë garanci për objektivin e sezonit”, kështu theksoi Bano në këtë deklarim.

Por lushnjari i pankinës peqinase ka marrë besimin e Bashkisë, që pasi të lirohet buxheti brenda muajit janar, do të kenë mbështetje maksimale nga ana financiare. “Kjo garanci na ka dhënë mundësinë të mendojmë edhe për merkaton. Na duhen lojtarë cilësorë për të garantuar ngjitjen në Kategorinë e Parë, e deri tani kemi disa emra nga kjo kategori, të cilët këtë fundjavë do ti bashkohen skuadrës. Nesër luajmë në Peqin një miqësore me Sopotin, dhe ky do të jetë testi i parë i skuadrës për këtë muaj”.

Shkumbini kryeson Grupin B të Kategorisë së Dytë me 32 pikë, por është në rivalitet të plotë me Devollin e Maliqin që e ndjekim me nga 1 pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online