Gatuzo: Pa panik me Juven, Kutrone ka vetëm një defekt! CR7? Ka ndryshuar, por është si vera…

Milani do të luajë pasditen e nesërme Superkupën e Italisë përballë Juventusit, në një ndeshje, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Një ditë përpara sfidës, numri një i stolit kuqezi ka folur për mediat, duke diskutuar mbi disa çështje. Gatuzo foli për ndeshjen, ekipin e tij, si dhe për Ronaldon apo për zhvillimin e ndeshjes jashtë Italisë.

DALLIMI TRAJNER-LOJTAR – “E ndjeja më shumë tensionin si lojtar se sa si trajner. Është komplet ndryshe. Luajmë kundër një ekipi që ka dominuar në Itali dhe Evropë për tetë vite. Ata dinë të fitojnë trofe, por është e rëndësishme për ne që jemi këtu dhe të kalojmë këtë eksperiencë”.

FOKUSI I GATUZOS – “Jam një njeri që i ndjek shumë instinktet dhe në pesë vitet e fundit në këtë profesion, fokusi im ka qenë, që të jem sa më i besueshëm dhe në dispozicion të lojtarëve të mi. E them me sinqeritet të plotë, nuk po mendoj për veten time, por se çfarë kjo lojë paraqet për lojtarët e mi”.

“Dua ti ndihmoj ata që të kuptojnë që mund t’ia dalin dhe mund të kalojmë përtej limiteve. Nuk dua që të jemi në panik dhe të biem poshtë që në gabimin e parë që do të bëjmë. Nuk dua të shoh një përsëritje të Olimpiakosit, një ndeshje që e hodhëm tej. Në gabimin e parë, ne humbim besimin. Ka ndodhur për një kohë të gjatë te Milani, edhe përpara se të vija unë, dhe unë dua që ta shoh këtë skuadër të rikthejë krenarinë e saj”.
“Dua të shoh të njëjtën performancë që pashë ndaj Juventusit në Torino sezonin e shkuar. Bëmë gjithçka që t’i shkaktonim probleme. E mbaj mend që e nisëm fort ndeshjen dhe në Kupën e Italisë, por më pas pësuam një gol naiv dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dua të shoh shpirtin që e kam parë shpesh, dhe jo të shoh atë momentin që nisin të mendojnë se kanë faj dhe më pas të bëjnë gabime të tjera. Duhet të vazhdojnë ndeshjen, të përqendrohen për 90 minuta dhe jo të mendojnë për fajet, apo për forcën që ka kundërshtari”.

PAKETA – “Lukas është në formë të mirë. Është i gatshëm dhe në Kupën e Italisë bëri disa gjëra të mira. Ai mund të përmirësohet shumë dhe do të shohim për nesër në rast se do të luajë si titullar apo jo”.

KUTRONE – “Patrik ka zjarr brenda dhe nuk ka nevojë për fjalë dhe motivim për të. Është një lojtar që e ngre peshë skuadrën kur vjen nga stoli. Mërzitet shumë kur nuk niset si titullar, si çdokush. Duhet të shpenzojmë kohë edhe për t’i shpjeguar disa gjëra, por e rëndësishme është që po përmirësohet”.
NDALIMI I RONALDOS – “Me shumë organizim. Në 6-7 vitet e fundit Ronaldo është bërë një lojtar i pabesueshëm. Në kohën që luaja kundër tij, ai përqendrohej të dhuronte spektakël, ndërsa tani nuk e bën një gjë të tillë. Bën gjithçka për të vrarë kundërshtarin dhe është efektiv. Sa më i vjetër bëhet, aq më mirë luan”.

NDESHJA NË ARABI – “Për futbollin italian, duhet të jetë një krenari që priten kaq ngrohtë. Kemi dëgjuar vitet e fundit që futbolli italian ka rënë dhe është bërë si i dorës së dytë, por ne jemi krenar që jemi këtu. Jemi të nderuar që do të shohim femra nesër në stadium dhe jemi trajtuar në mënyrë të shkëlqyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online