Një “Pirlo i ri” për Milanin, kuqezinjtë në sulm

Milani kërkon një mesfushor qendror dhe gjatë ditëve të fundit janë lakuar shumë emra. Paredes, Rabiot dhe Ramsej janë përmendur së fundmi, ndërkohë që tanimë në skenë ka dalë edhe Sandro Tonali. I riu, vetëm në maj ka mbushur 18 vjeç dhe është vënë në shënjestër të disa klubeve në Itali.

Kuqezinjtë duan të përforcohen dhe Tonali është një tifoz i Milanit, ndaj duhet që Leonardo dhe Maldini të nxitojnë e të bëjnë ofertën e duhur te Breshia për mesfushorin. Ftesa që i ka bërë Roberto Mançini te Italia, ia ka rritur edhe më shumë vlerat mesfushorit.

Ndërkohë në Itali janë disa klube që e duan Tonalin. Juventusi, Interi dhe Napoli po e ndjekin, por ka edhe klube të tjera që e duan mesfushorin e Breshias, shok skuadre e Emanuele Ndojin e kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online