Një muaj mjafton, Flamurtari do të blejë dy afrikanët e afruar nga Besëlidhja

Lansinet Sidibe e Seku Kamara: të dy 20 vjeç, të dy supertalente, që në pak kohë kanë kaluar nga Luzi i vogël, te Besëlidhja dhe tashmë te Flamurtari. Hapa galopantë në karrierën e tyre të re dhe me ritmin aktual, shumë shpejt do t’i shohim larg Shqipërisë, në kampione më prestigjiozë, duke ndjekur rrugën e talenteve që kanë shitur Skënderbeu e Tirana këto vitet e fundit.

Flamurtari i mori këtë verë në huazim nga Besëlidhja, për t’i provuar në futbollin e madh, por mesfushori Sidibe dhe sulmuesi Kamara kanë bindur të gjithë. Shpëtim Duro i kërkoi me ngulm në Vlorë, duke i konsideruar lojtarë me të ardhme të shkëlqyer, por këta dy afrikanë të talentuar po tregojnë që janë edhe me të tashme të shkëlqyer.

Sidibe një digë në mesfushë, tashmë një titullar fiks për Duron, ashtu si Kamara në të djathtë të sulmit.

Menjëherë Duro ka këshilluar administratorin Sinan Idrizi dhe Sport Ekspres mëson se është vendosur që dy talentet të blihen përfundimisht.

Besëlidhja i ka huazuar në Vlorë, por Flamutrari ka të drejtën e blerjes për 20 mijë euro secili. Shifër e vogël për Flamurtarin, ndaj Sinan Idrizi ka dhënë OK, duke i besuar verbërisht trajnerit të vet. Dy talente më shumë bëhen pronë e klubit vlonjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online