Një miqësore dhe një largim, Tirana planifikon gjithçka

Tirana do të nisë përgatitjet intensive me 4 janar, ndërkohë që drejtuesit e klubit po punojnë për të përforcuar skuadrën. Lëvizjet nuk është se do të jenë të shumta, por synohen futbollistë që të bëjnë diferencën.

Duke qenë se kampionati do të nisë shpejt, faza përgatitore do të zhvillohet në kryeqytet dhe jo në Turqi. Janë planifikuar të zhvillohen tre ndeshje miqësore dhe deri më tani është konfirmuar një me Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dy të tjerat pritet të konfirmohen në vazhdimësi.

LARGIMET – Deri më tani Tirana nuk ka zyrtarizuar asnjë lëvizje në dalje. I pari që do ta mbyllë me bardheblutë është portieri Shpëtim Moçka. Portieri vlonjat prej kohësh nuk stërvitet me Tiranën dhe  palët pritet të ndërpresin kontratën.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe largime të tjera, por kjo do të varet edhe nga afrimet që drejtuesit do të bëjnë. Duke qenë se merkato e janarit nuk ofron shumë mundësi, edhe drejtuesit do të mundohen të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *