Rejnxhërs fantastik, Xherard fiton derbin e parë skocez

Në ndeshjen e parë Rejnxhërs u kryqëzua shumë për humbjen me Sëlltik, ashtu si dhe trajneri Stivën Xherard. Por, në ndeshjen e zhvilluar sot ekipi i Eros Grezdës ka shkëlqyer dhe duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse.

Lojtari i Kombëtares tonë nuk ishte i grumbulluar për këtë takim, por shokët e tij të skuadrës kanë dominuar ndaj kryesuesve të kampionatit.  Në Gllazgou, tifozët si gjithnjë ishin kujdesur për të krijuar një atmosferët fantastike, siç ndodh gjithnjë në një prej ndeshjeve më të nxehta në botë.

Rejnxhës krijoi aq shumë raste në minutat e fundit të takimit, sa në Skoci kanë nisur që të shkruajnë në rrjete sociale se nëse vetë Xherard do kishte qenë në fushë do të kishte shënuar të paktën tre gola. një autokritikë e trajnerit anglez dhe skuadrës së tij, duke marrë një fitore që i bën të besojnë se mund ta fitojnë titullin, edhe pse rivalët e përjetshëm kanë luajtur një ndeshje më pak.

Mund të thuhet se ishte surprizë një paraqitje e skuadrës 54-herë kampione, kjo për faktin se në takimet e fundit kishte treguar se ka probleme. Shqetësues fakti se anësori kuqezi nuk ishte as në stol për të dytin takim radhazi, pasi dëmtimi i ka kushtuar mungesën në një prej ndeshjeve më të mëdha në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online