Bajerni ndjek “metodën” e Dortmundit, në sulm për talentin anglez

0

Bajerni i Mynihut ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e sulmuesit  të Çelsit, Kalum Hadson-Odoi. Futbollisti 18-vjeçar konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj të viteve të fundit në Angli dhe për të janë të interesuara shumë ekipe elitare.

Sipas lajmit të publikuar nga “Daily Mail”, lojtari është i pakënaqur me minutat e pakta që po merr te skuadra londineze dhe një kalim në Bundesligë është një opsion shumë tërheqës për të.

Gjatë viteve të fundit kampionati anglez është kthyer në një treg interesant për klubet gjermane. Shembulli më i mirë vjen nga Borusia e Dortmundit, që më shumë se një vit më parë bleu nga Siti, Xhejdon Sançon, që tani është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë të Bundesligës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.