Një magjistar i topit, Santi Kazorla nuk i ndahet futbollit

VERONIK ISTREFAJ

Santi Kazorla është një nga futbollistët më të talentuar të gjenratës së tij dhe mesfushori spanjoll, ka treguar në shumë raste klasin e tij të lartë, vizionin dhe dëshirën që ka karshi futbollit. Në vitin 2012, u transferua nga Malaga te skuadra e Arsenalit dhe në sezonet e tij të para, ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier League, duke qenë një lider i “Topçinjve”.

Fiziku i tij shtatshkurtër nuk e pengoi aspak që të luftonte për çdo top, duke qenë një pikë referimi në formacionin e Arsen Venger. Por në fundin e vitit 2016, Kazorla pësoi një dëmtim të rëndë dhe sipas mjekëve, ai nuk duhej të shkelte në më fushat e blerta.

Pas 2 vitesh mungesë, Kazorla u larguar nga Arsenali për t’u rikthyer në Spanjë, me skuadrën e Vijarealit. E kur të gjithë mendonin se ai është “i mbaruar”, 35-vjeçari i vërtetoi të gjithë gabim, pasi bëri ndeshje të shkëlqyera për “Nëndetësen e Verdhë”.

Pas një viti thuajse perfekt, Drejtuesit e Vijarealit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën. Tifozët e Vijarealit, por dhe të gjithë futbolldashësit, do të kenë mundësinë e artë të shijojnë dhe për një vit tjetër magjitë që mesfushori spanjoll dhuron në fushën e lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *