Klubet angleze vazhdojnë të tregojnë fuqinë financiare në tregun e transferimeve të futbollistëve. Skuadra nga qyteti i Liverpulit, Everton, ka shpenzuar 86 milionë euro deri më tani për të siguruar shërbimet e lojtarëve si Fabien Delf, Andre Gomesh, Moise Ken dhe Zhan-Filip Gbamin.
Sipas medies franceze “L’Equipe”, blerja e radhës për skuadrën e drejtuar nga Marko Silva do të jetë futbollisti i Monakos Dzhibril Sidibe. Mbrojtësi i krahut të djathtë do t’i bashkohet ekipit anglez në një marrëveshje huazimi për një sezon me opsion blerje për 14 milionë euro.
Tri vite më parë Sidibe ishte një ndër lojtarët kyç të Monakos në fitimin e titullit kampion të Francës, por në dy sezonet e fundit 27-vjeçari ka treguar një formë të dobët me dëmtime të shpeshta.