Një jetë me Napolin, Hamshik: Lëreni çfarë thonë, këtu është maksimumi!

Napoli pret Milanin në sfidën e javës së dytë të kampionatit italian. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, Marek Hamshik flet për lidhjen e tij të veçantë me ekipin dhe qytetin. Kapiteni ka nisur sezonin e 11-të me Napolin dhe zbulon shokun më inteligjent që ka patur ndonjëherë në krah. Në verë u tundua nga milionat e Kinës, por kapiteni dëgjoi zemrën dhe zgjodhi të qëndrojë.

“Napoli është shtëpia ime dhe jam krenar që jam këtu. Është një qytet ku jetoj mirë dhe nuk ndihem si i huaj. Napoli është më i mirë se shumë paragjykime dhe stereotipe që thuhen për të. Shpresoj që të vazhdoj karrierën time këtu. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë i besoj vetvetes. Këtu është një ambient ideal për një futbollist. Deti është i mrekullueshëm dhe ushqimi plot shije, kështu që kush vjen në Napoli njëherë, e ka shumë të vështirë të largohet më vonë”, tregon 31 vjeçari sllovak.

Ai ndalet dhe te një ish-shok i skuadrës, të cilin sonte do e ketë kundërshtar. “Lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur? Pa asnjë dyshim, Pepe Reina. Shumë inteligjent, një person i madh dhe një lider i vërtetë”, përfundon kapiteni i Napolit, Marek Hamshik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online