Plas te Skrapari, sponsori Caka kundër kryebashkiakut

Biznesmeni i njohur çorovodas Hysen Caka ka shpërthyer së fundi në akuza konkrete ndaj Bashkisë së Çorovodës dhe në mënyrë të veçantë ndaj titullarit të saj Nesim Spahiu, të cilin e akuzon si një mosmirënjohës por edhe si person që jo vetëm nuk e ndihmon aspak sportin e vetëm që ka qyteti i Corovodës.

Caka  nuk ka lënë mënjanë edhe mënyrën se si ka anashkaluar me dashje, edhe pse prej më shumë se 11 sezone me radhë investon me qindra milionë lekë për skuadrën e Skraparit. Në një prononcim për Sport Ekspres biznesmeni i mirënjohur është shprehur: ” Kam 11 vite që investoj miliona lekë për skuadrën e Skraparit, të cilën për katër sezone e kam mbajtur në Kategorinë e Parë dhe së fundi e shpëtova edhe nga rënia nga kategoria e dytë, duke e marrë me vetëm katër pikë dhe e çova në vendin e shtatë. Mirëpo jam telefonuar së fundi nga drejtuesi i klubit Genci Lamce që më kërkon të investoj sërish dhe këtë ta bëj në emër të dashurisë për skuadrën e qytetit tim.

“Në të vërtetë janë me qindra milionë lekë që kam hedhur në futbollin çorovodas këto 11 vite dhe këtë radhë është kulmi i hipokrizisë për ata që më kërkojnë sërish ndihmë. Sepse unë vërtet nuk kursehem për Skraparin dhe gjithë qyteti më është mirënjohës, por s’mund të duroj akoma qëndrimin fyes dhe aspak dinjitoz të kryebashkiakut të Çorovodës Nesim Spahiu, i cili s’do t’ia dijë fare për futbollin edhe pse e ka detyrim ligjor, sepse është përfaqësuesi i një qyteti që si argëtim ka vetëm futbollin. Akoma më keq, ai as denjon të më marrë në telefon apo të më takojë ndonjëherë, për të më thënë një herë të vetme një FALEMINDERIT të cilën të paktën moralisht e ka për detyrë, dhe në këto kushte kur ai nuk denjon as të bëjë një veprim të tillë, unë nuk mund të investoj më si më parë”, ka përfunduar biznesmeni i mirënjohur Hysen Caka.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online