Një francez për “Djajtë” e Junajtid, oferta e parë është e çmendur

Mançester Junajtid duket se e ka gjetur sulmuesin e duhur. Sipas “Goal France”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë bërë një ofertë fillestare për sulmuesin e Lionit, Mousa Dembele. 22-vjeçari ka bërë një sezon fantastik, duke shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet për Lionin.

Lioni siguroi shërbimet e bomberit francez për vetëm 20 milionë euro, para që u arkëtuan te skuadra e Selltikut. Tashmë, Dembele vlerësohet më shumë se 60 milionë euro dhe shumë skuadra synojnë të firmosin me talentin 22-vjeçar.

Për firmën e Dembele, është e interesuar dhe skuadra e Arsenalit, por “Topçinjtë” nuk janë ende aktivë në merkato, pasi po presin fillimisht finalen e “Europa League”, ndërsa Mançester Junajtid ka nisur bisedimet me klubin francez. Oferta e parë e “Djajve të Kuq”, mësohet të ketë qenë rreth 50 milionë euro.

Mousa Dembele me fanellen e Lionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online