Më 28 prill të këtij viti Sauthemptoni fitoi ndaj Bornemuthit në shtëpi dhe ishte suksesi i parë shtëpiak prej nëntorit. Me sa duket, “The Saints” do të vazhdojnë me këtë ritëm, duke fituar një herë në disa muaj, sepse sot u ndalën në shtëpi te barazimi 2-2 nga Brajtoni.
Befasia më e madhe është se Sauthemptoni kryesonte 2-0, në shtëpi, deri në minutën e 67-të, sepse Hojbjerg në pjesën e parë dhe Ings me penallti në minutën e 65-të krijuan idenë se mori fund.
Në fakt, Brajtoni është skuadër tipike angleze, nga ato që ulin kokën e vrapojnë për 94 minuta, ndërsa rezultatin final e mësojnë pas ndeshjes.
Dafi shkurtoi në minutën e 67-të dhe dhe i njëjti lojtar ishte protagonist në penalltinë e fituar në shtesë, që e shënoi Glen Mërej.
Pikë e artë për miqtë, dështim për Sauthemptonin, që mbetet në kuotën e 5 pikëve, ashtu si Brajtoni.