Tomori në delir, rikthehen ambiciet për kreun

Fitorja e parë në kampionat për Tomorin ka marrë më shumë vlera për faktin se jo vetëm që është arritur në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Pogradecit, por më së shumti, edhe për arsye se tekniku i ri Bledar Devolli ka nisur jashtëzakonisht bukur aventurën e tij të re në krye të skuadrës beratase. Kjo ka bërë që tashmë të ndizet ambienti në qytetin e Beratit që realisht jeton me futbollin, ndërsa kudo në ambientin brenda dhe jashtë skuadrës, është duke u reflektuar një entuziazëm i madh sportiv, që me të drejtë pritet që të shpërthejë në ndeshjen e radhës në kampionat, ku Tomori do të presë Besën në shtëpi. Dhe për fat të mirë të beratasve, edhe kalendari i favorizon pas fitores në Pogradec, me dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Tekniku Devolli ka nisur nga puna me skuadrën qysh ditën e hënë pasdite dhe theksi është vendosur më së shumti në dy aspekte që kanë lënë realisht për të dëshiruar në dy javët e para tek Tomori: në qarkullimin e topit dhe në mungesën e harmonizimit të reparteve, loja e beratasve ka lënë vërtetë për të dëshiruar, ndaj dhe qysh nga seanca e parë e kësaj jave tekniku gjirokastrit, me të drejtë i ka mëshuar shumë përvetësimit sa më të shpejtë të këtyre udhëzimeve nga ana e futbollistëve, në mënyrë që gabimet e konstatuara në javën e fundit në Pogradec të mos përsëriten më në të ardhmen.

ISH-TEKNIKU GERSI ARBRI VËZHGON STËRVITJEN E SKUADRËS – Gjatë ditës së hënë pasdite, ajo që ka rënë në sy jashtë procesin stërvitor, ka qenë padyshim prania në stadium e ish-teknikut të Tomorit Gersi Arbri, i cili ka qenë nën shoqërinë e një prej zyrtarëve të sportit në Bashki të ulur pranë fushës, dhe që në momente të veçanta është takuar me futbollistët në pauzën e stërvitjes, dhe ku nuk kanë munguar as shkëmbimi i batutave nga ana e tij me ish bashkëpunëtorët që ka pasur në skuadër.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online