Dy lojtarët e Liverpulit, Divok Origi dhe Trent Aleksandër-Arnold folën shkurtimisht pas finales së fituar, pasi festa po i priste. Sulmuesi tha që është shumë i lumtur për golin, por kjo gjë nuk ka aspak rëndësi, ndërsa Arnold, vetëm 20-vjeç, tha që kjo arritje është një ëndërr e bërë realit:
ORIGI – “Mbi të gjitha, jam i lumtur për ekipin. Jam i lumtur që bëra pjesën time. Është një ditë speciale, mjafton të shohesh tifozët”.
ARNOLD – “Sapo kemi fituar Champions-in dhe e kemi bërë për të gjithë këta tifozë. Një ëndërr e bërë realitet”.