Ish-kapiteni i Shpresve, Keidi Bare u largua nga Atletiko Madridi në fillim të sezonit, ku u transferua te ekipi i Malagas. Edhe pse nuk i lejohej të luante, Malaga i siguroi shërbimet e tij dhe vendosi që ta lërë mesfushorin shqiptar te skuadra e Malaga B, për ta pasur të gatshëm në janar.
E sezoni me ekipin e parë të Malagas ka filluar për shqiptarin 21-vjeçar, i cili sot ka luajtur 90 minuta për ekipin spanjoll. Trajneri Nunez i besoi futbollistit kuqezi edhe pasi ky i fundi i ndëshkua me të verdhë në minutën e 58’, duke mos e zëvendësuar.
Bare bëri një paraqitje të mirë dhe aventura e tij te Malaga filloi, skuadër me të cilën pritet ta shohim më shpesh në formacion.