Nica optimist: Kastrioti ka brumë, do jap gjithçka nga vetja

Stavri Nica ka nisur nga puna në krye të Kastriotit, ndërkohë që e ka pranuar se dy javët e fundit nuk i ndiqte kot krutanët. Durrsaku shprehet optimist për këtë aventurë të re që nis dhe shpreson që ta ndryshojë situatën në të cilën ndodhen.

“Është një moment ku duhet ta ndihmojmë skuadrën, pasi shoh që ka dëshirë. E kam parë në dy ndeshje me vëmendje dhe ka brumë. Ekip është mirë fizikisht, pasi janë përgatitur. Lojtarët kanë dëshirë për të luajtur, por duhet të punojmë fort. Çdo skuadër pa pikë ka vështirësitë e veta. Megjithatë shpresojmë që me punë të bëjmë diçka”.

Nica është i gatshëm të japë kontributin e tij për ta lënë vendin e fundit. “Jam optimist dhe përvojën time, forcat e mia, do ia përkushtoj kësaj skuadre, që të dalim nga kriza dhe të luajmë futboll. Ndeshja me Luftëtarin? Shpresoj që do nxjerrim një ndeshje të mirë, do luftojmë dhe do mundohemi të fusim grintën te skuadra”, përfundoi trajneri i ri i Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *