Bartomeu nuk shqetësohet: Skuadra do të reagojë dhe pa Mesin

Leo Mesi do të qëndrojë tre javë larg fushave të blerta, si pasojë e një dëmtimi në ndeshjen kundër Seviljes. Një dëmtim në momentin më të keq për kapitenin e Barcelonës, pasi në prag janë përballjet me Realin e Madridit dhe dopio sfida me Interin në Champions.

Josep Maria Bartomeu nuk është i shqetësuar dhe beson fort në reagimin e skuadrës. Presidenti i klubit katalanas zbulon faktin që ka biseduar me Mesin, i cili është pozitiv dhe do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt.

Nuk jam i shqetësuar, edhe pse do të humbasë ndeshje të rëndësishme si ato kundër Realit dhe Interit. Duam t’i dërgojmë një mesazh pozitiv. Nuk është hera e parë që ndodh dhe skuadra ka reaguar gjithmonë. Mungesa e Mesit do të na japë një motivim ekstra për të bërë mirë. Kam biseduar me Leon dhe ndihet mirë. Ai do të pushojë disa javë, kaq”, përfundon presidenti i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online