Juventus, CR7, interesimi i Realit dhe episodi kundër Çelsit: Murinjo nuk kursehet

Mançester Junajtid pret nesër Juventusin në “Old Trafford” në sfidën më të bukur të mbrëmjes. Zhoze Murinjo, trajneri i “Djajve të Kuq”, ka folur për ndeshjen në konferencën për shtyp. Portugezi vlerëson Juventusin dhe Kristiano Ronaldon, ndërsa “fal” ndihmësin e Sarrit, i cili i festoi para syve golin e Barkleit. Murinjo i përgjigjet zërave për një interesim të Realit të Madridit. Ai ndihet mirë në Mançester dhe dëshiron të qëndrojë, edhe pas përfundimit të kontratës.

INTERESI I REALIT – “Më pëlqen të qëndroj këtu dhe të respektoj kontratën me Mançesterin deri në ditën e fundit (2020), por ndoshta edhe më shumë. Raporti im me Perez? Nuk dua të flas me gazetarët spanjollë. Nesër do të përballemi me një nga skuadrat më të forta në botë.”

CR7 – “I përket një niveli ku është e panevojshme të flas për të, është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe askush nuk mund të thotë të kundërtën. Nuk e kuptoj se pse më pyesni për lojtarë të veçantë, për Realin e Madridit, ose gjëra të tjera. Do të ndeshemi me një ekip që ka fituar shumë në Itali, kjo gjë më motivon dhe konferenca duhet të bazohet te kjo ndeshje. Nëse doni të shkoni në një drejtim të caktuar, unë po ndjek rrugën time. Po tregohem serioz.”

EPISODI – “Falënderoj Sarrin për ndershmërinë e tij, gjithashtu dua të falënderoj dhe Çelsin për ndershmërinë e treguar. Por nuk jam i kënaqur që po e akuzojnë rëndë djaloshin (Marko Iani). Ka gabuar, por nuk mendoj se duhet të shkarkohet. Nuk duhet të shkatërrojnë karrierën e një djali, i cili mund të bëhet një trajner i madh. Për mua historia mori fund kur më kërkoi falje, por nuk dua që gjërat për të të ndryshojnë. Të gjithë bëjnë gabime dhe shpresoj të vazhdojë punën me Çelsin.”

ÇELSI – “Kundër Çelsit, nga njëra anë ishim të lumtur për paraqitjen tonë, nga ana tjetër ishim të pakënaqur me rezultatin. Kështu që është pak kontradiktore: duhet të marrim më të mirën nga të dy anët, besim nga lumturia dhe të përdorim zemërimin për t’u motivuar dhe luajtur akoma më mirë, duke nisur që nga ndeshja e nesërme.”

MARSIAL – “Kur skuadra luan mirë dhe futbollisti luan mirë. Antoni po luan shumë mirë dhe po zbavitet. Ka protagonist në ndeshjet ku Junajtid ka shënuar pesë gola.”

JUVENTUS – “Të kufizosh Juventusin me Kristiano Ronaldon nuk më duket korrekte. Ata kanë blerë sivjet Ronaldon, Bonuçin, Kanselon dhe Emre Çan. Shpresoj që gjermani të kthehet shpejt dhe ta kalojë problemin e tij. Juventus është një nga skuadrat më të mira në botë. Në pesë sezonet e fundit kanë qenë një nga favoritët e fitimit të Champions-it dhe kanë arritur dy herë në finale. Kanë fituar shtatë tituj kampionë rresht. Tashmë kanë dhe futbollistin që bën diferencën. CR7 është një lojtar special dhe bardhezinjtë janë më shumë sesa një favorit për fitimin e Champions.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online