Stavri Nica foli pas fitores me Kamzës për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Numri një i stolit krutan i gëzohet kësja fitoreje, duke pranuar se skuadra e tij ishte pragmatiste, por duke theksuar se ka ende shumë punë për t’u bërë.
“Mendoj se është një hap shumë i mirë për ne dhe skuadrën. kemi thënë që kur bën lojë dhe merr pikët vjen edhe siguria e qetësia për të luajtur dhe për të bërë akoma dhe më mirë”
“Sot u treguma pragmatistë, për të qenë më të sigurt. Domgjonin e kaluam para mbrojtjes, por kontrollonte dhe lëvizjet e Plakut. Neutralizuam manovrat e sulmit kundërshtar dhe arritëm që të sulmonim shpejt, diçka që e arritëm”.
“Unë mendoj se formacioni është ky dhe nuk kam qejf që të lëviz shumë me ndryshime skemash. Dua të krijoj një mekanizëm si në mbrojtje, zotërimin e topit, por të jemi dhe më goditës në fazën sulmuese”.
“Ndeshje ka shumë, pasi nuk duhet mendohet vetëm Kastrioti e Tirana, kjo për faktin se atje ku nuk e pret mund të marrësh pikë. Karikimi dhe mobilimi duhet të jetë maksimal në stërvitje. Janë shumë faktor për t’u konsoliduar dhe për t’u ngjitur në tabelë.