Zyrtare, vendoset përfundimisht për Boka-River

Më në fund Boka Zhuniors-River Plejt. Raundi i parë i finales së Kupës Libertadores, i programuar për t’u zhvilluar të shtunën në mbrëmje, u shty për ditën e sotme, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që sollën përmbytjen e fushës, ndërsa u vu në dyshim dhe zhvillimi i takimit sonte në mbrëmje.

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht dhe ndeshja do të luhet në orën 20:00 (me orën tonë). Zhvillimi i klasikes së famshme, ose “ndeshja e ëndrrave”, siç preferon ta quajë Marselo Bielsa, është konfirmuar nga drejtuesit e Conmebol dhe trupa arbitrare.

Këta të fundit kanë bërë prova me topin në fushën e stadiumit “Bombonera” dhe pasi janë bindur për kushtet e përmirësuara të fushës, kanë dhënë miratimin e tyre për zhvillimin e takimit.

Fusha vazhdon të jetë me ujë, por pushimi i shiut gjatë mbrëmjes së kaluar dhe gjatë ditës së sotme në Buejnos Airos ka lejuar një kullim të mirë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online