Ngo festoi me Partizanin? Jasir Asani: Ja e vërteta!

Mbrëmjen e kaluar një foto e Jasir Asanit, i cili postoi me sulmuesin e Tiranës Majkëll Ngo, shkaktoi shumë polemika, pasi në media të ndryshme nisi të aludohej se anglezi kishte festuar me lojtarët e Partizanit.

Në lidhje me këto aludime ka reaguar menjëherë ditën e sotme lojtari i Partizanit, i cili ka ripostuar foton dhe ka sqaruar se Ngo është miku i tij dhe se rastësisht ndodheshin në të njëjtin lokal.

“Dua të sqaroj sa i përket keqkuptimit që ka ndodhur pas fotos që kam publikuar me mikun tim Ngo. Nëse në fushë jemi rivalë, jashtë saj jemi miq, si dhe me shumë futbollistë të skuadrave të tjera. Ngo ishte rastësisht në të njëjtin lokal ku unë dhe disa miq po kalonim kohën dhe në momentin që u takuam me Ngo vendosëm të bënim një foto dhe vetëm kaq. Une e respektoj Ngo dhe ajo që është shkruar në media nuk është aspak e vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online