Nga Useini tek Torasa, Daja duhet të shohë situatën

0

Flamurtari është një nga skuadrat ku nuk ka aq shumë presion sa në skuadrat e tjera. Garancia për financat ka ardhur nga administratori Sinan Idrizi, i cili prej disa vitesh investon shifra të konsiderueshme, por trofetë i kanë munguar. Edhe këtë edicion kuqezinjtë e nisën mbarë, por 2 humbje radhazi nuk janë një sinjal dhe aq i mirë, ndonëse erdhën nga Skënderbeu dhe partizani, dy ekipe pretendente.

Daja erdhi me petkun e trajnerit kampion, por në skuadrën vlonjate ndoshta duhet ta shohë situatën me më shumë kujdes. Useini ka përfunduar në stol që pas ndeshjes së parë. Mesfushori ka luajtur vetën në ndeshjen e parë si titullar dhe më pas ka pasur ka pasur vetëm nga pak minuta për të si zëvendësues.

Pa ndeshjes me Skënderbeun trajneri i kritikoi ashpër të tijtë, duke shënjestruar më shuam se të tjerët një prej titullarëve me eksperiencë. Dikush që e njeh ambientin dhe e kishte parë ndeshjen nuk e kishte shumë të vështirë që ta kuptonte për kë bëhej fjalë.

Në ndeshjen e fundit ishte Torasa ai i cili reagoi keq dhe pas zëvendësimit ishte shumë i irrituar. Ndonëse trajneri e mohoi që të ishte motivi kryesor fakti që u ul në stol, vështirë të mos ketë pasi ndikim dhe zëvendësimi. Edhe Musta në ndeshjen e fundit ishte në stol, por nuk mund të gjykojmë zgjedhjet e trajnerit.

Daja duket se ka jo pak punë, nëse nuk do që ta ketë situatën nën kontroll. Kampionati sa vjen e vështirësohet dhe Flamurtari duhet që të evitojë ato gabime që i janë bërë rutinë në edicionet e shkuara, të paktën për të mos hedhur sërish poshtë edhe një edicion tjetër mundimin e administratorit Idrizi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.