Nga shiu në breshër, Barcelona humbet edhe Suarezin

0

Kur të vijnë të këqijat, hapu derën. Shprehje që i shkon për shtat situatës së Barcelonës, që pas largimit dhe disfatës së dytë në pak ditë kundër Realit të Madridit, ka marrë edhe një lajm shumë të keq.

Luis Suárez, raporton TV3 në Spanjë, do të mungojë për një muaj, për një dëmtim pësuar dje, ndërsa Pike është në dyshim për ndeshjen hapëse të kampionatit.

Suárez pati një tërheqje muskulore gjatë një sprinti për të kapur një pasim të Mesit, ndërsa më parë kishte marrë një goditje të fortë nga një përplasje me Marselon.

Kontrollet mjekësore kanë treguar se uruguaiani do të mungojë në dy ndeshjet e para të kampionatit, kundër Betisit e Alaveshit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.