Gazzetta: Zemër shqiptare e kuqezi, para zvicerane. Kështu Shkëndija realizon ëndrrën San Siro

0

Gazzetta Dello Sport i ka kushtuar sot një reportazh interesant Shkëndijës së Tetovës, duke ua prezantuar italianëve më së shumti, sepse Shkëndija në Itali deri tani njihej vetëm nga shqiptarët e atjeshëm. Në vazhdim “Sport Ekspres” ofron të përkthyer reportazhin e gazetarit italian Filipo Maria Riçi…

Shqiptarë e milanistë, në Maqedoni. Kjo është Shkëndija. Një skuadër e mësuar të vuajë, si minoranca që përfaqëson. Sepse ky është klubi kryesor i Tetovës, qytet maqedonas me shumicë absolute shqiptare, dhe marrëdhëniet mes dy komuniteteve nuk është se kanë qenë ndonjëherë të mira, mes rivaliteteve territoriale, gjuhësore fetare (ortodoksë e myslimanë në një qytet).

ZEMËR SHQIPTARE Shkëndija ka uebsitin më të mirë të futbollit maqedonas dhe e ka në shqip e anglisht. Më qartë se kaq, në aspektin e ndjenjave, përkatësisë, shoqërisë dhe historisë, e pamundur. Në Maqedoni janë 20% e popullsisë shqiptarë, në Tetovë janë 80% shqiptarë. Ndiheshin të shtypur nga Titoja, kur Shkëndija u themelua në 1979, ndërsa ndiheshin të trajtuar si kundërshtarë të Serisë B edhe kur nisën të garonin në Maqedoni.

Image may contain: one or more people

PARA ZVICERANE Historia ka vazhduar me ulje-ngritje, derisa pronarët e grupit Ecolog, me banim në Zvicër, vendosën të blinin klubin, në vitin 2013. Ecolog ka shumë para, po rindërton stadiumin, që nuk është ende gati, por do të bëhet sipas standardeve të UEFA-s. Ecolog ka bindur edhe agjentin e njohur Fali Ramadani, ai i Jovetiçit, të kthehet në shtëpi për të bërë drejtorin sportiv. Ramadani është shqiptar nga Tetova, por nuk punonte në Maqedoni prej vitesh. Iku shumë vite më parë për të hapur një restorant në Berlin, duke nisur më pas të merrte lojtarë maqedonas për të luajtur në Gjermani.

Image may contain: 7 people, people standing

ECURIA EUROPIANE Në Tetovë gjithë qyteti është me Shkëndijën, simbol i komunitetit, ndërsa në shtator Maqedoni-Shqipëri do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli për ta. Në drejtimin e Shkëndijës tani është Qatip Osmani, me origjinë shqiptare, i cili beson te të rinjtë dhe te futbolli sulmues. Skuadra është më e fortë në sulm, sesa në mbrojtje, sepse ka emra si Ibraimi, Radeski, Stenio Zhunior e Hasani, ky i fundit i kthyer në shtëpi për një pagë mujore prej 28.000 eurosh në muaj, shifër e pamendueshme në Maqedoni. Vitet e fundit Shkëndija merr pjesë rregullisht në Europa League, play-off në dy sezonet e fundit.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

FINALE BOTËRORILuajmë mirë, luajmë futbollin më të mirë në Maqedoni – tregon Stenio Zhunior, i cili do të mungojë për pezullim sot – dhe kemi dy vite që u shkojmë pranë grupeve në Europa League. Jemi në formë, të shtunën mundëm Vardardin, rivali ynë i madh. Kjo kundër Milanit është një eksperiencë e madhe. E njohim historinë e klubit, madhështinë, e dimë që nuk kemi më shumë se 15-20% shanse, por ideja jonë është që të zbavitemi dhe ta shijojmë në maksimum këtë rast të madh. Kemi frikë, por edhe entuziazëm: për klubin është ndeshja më e rëndësishme në histori, për ne lojtarët është si një finale Botërori”.

MILANISTË SHQIPËRIE Milani, në mënyrë kurioze, është skuadra e zemrës për Shkëndijën. Dashuri m prejardhje shqiptare, sepse në Shqipëri Milani është mjaft i dashur. Shkëndija në të shkuarën shkoi edhe më tej: në fillim të viteve ’90 Shkëndija luajti për ca kohë me fanellat e Milanit, ato me sponsorin Motta, me yllin që tregonte 10 titujt e Milanit në Serinë A. Si një shaka e fatit, tani Shkëndija ndeshet me Milanin “e vet”. Një rast që tifozët, të zjarrtë, nuk kanë dashur ta humbasin: në Milano kanë mbërritur 20 autobusë e shumë makina.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.