Skandali, gjykata e Dubrovnikut konfirmon ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi!

0

Çmenduri, Ismail Morina, i njohur edhe si “Ballisti”, nuk po gjen paqe dhe tashmë është sërish në fije të perit, sepse Gjykata e Dubrovnikut ka konfirmuar sot ekstradimin e tij drejt Serbisë, mëson “Sport Ekspres”.

Gjykata e Lartë e Kroacisë, edhe si pasojë e ndërhyrjes nga Shqipëria, e ktheu për shqyrtim nga e para çështjen për ekstradimin e tij në Serbi. Gjykata e Dubrovnikut do të merrej me rigjykimin, pasi ishte po ajo gjykatë që disa javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës.

Rikthimi për shqyrtim të çështjes ishte urdhëruar për shkak të parregullsive në aspektin procedural. Në seancën e parë në Dubrovnik “Ballistit” i kishin caktuar një avokat zyre, që në fakt nuk u paraqit fare, pasi nuk dinte as italisht dhe nuk kishim mundësi komunikimi. E gjithë seanca u krye vetëm në praninë e një përkthyesi, i cili nuk e kishte idenë nga procedurat dhe pirgu i dokumentacionit para tij. Kjo është një nga shkeljet e seancës ku u mor vendimi për ekstradimin e Ismailit.

Megjithatë, tani në Dubrovnik kanë marrë të njëjtin vendim. Kjo do të bëjë që nesër bashkëshortja e Morinës, së bashku me avokatin e tij, të paraqiten sërish në Gjykatën e Lartë. Edhe më parë avokati i Morinës ka kërkuar ndalimin e ekstradimit bazuar te fakti se në Serbi Ismailit i rrezikohet jeta. Edhe armëmbajtja pa leje ka pasur si zanafillë frikën e tij nga ndonjë atentat i mundshëm.

Morina ka aplikuar edhe për azil politik, pasi avokati i tij ka argumentuar se jeta e Ismail Morinës është në rrezik në Serbi dhe urdhër arresti në ngarkim të tij është si një dënim me vdekje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.